Aplikacion
Radio “Ushtria e Izraelit” tha se urdhri vjen përpara një “sulmi ushtarak” dhe se palestinezëve u thuhet të lëvizin drejt kampeve në zonat Khan Younis dhe al-Mawasi.
Urdhri erdhi pas një nate bombardimesh intensive izraelite në Rafah, që u morën jetën 22 personave, përfshirë tetë fëmijë. Në mesin e viktimave ishte një vogëlush shtatë muajsh, i cili kishte lindur në ditët e para të luftës.
Javët e fundit Netanyahu ka përsëritur disa herë se do fuste ushtrinë në Rafah pasi aty operonte Hamasi, duke injoruar paralajmërimet e Perëndimit.
Me lëvizjen e fundit, paqja në Lindjen e Mesme duket se është edhe më Larg, teksa numri i viktimave ka shkuar në rreth 35 mijë, pjesa më e madhe fëmijë dhe gra. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës