Aplikacion
Lideri izraelit u shpreh i bindur se vendi i tij do ta pushtojë qytetin palestinez.
“Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte presidenti, por nëse ai donte të thoshte që unë po ndjek politika private kundër dëshirës së shumicës së izraelitëve dhe se kjo po dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim në të dyja aspektet”, tha Netanyahu në një intervistë për “Politico” dhe median gjermane “Bild”.
Netanyahu tha se ai synon pushtimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht se Biden shprehu kundërshtimet për këtë.
Ai shtoi se operacioni nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor. /ZOOM.AL/