zoom

Bota

Netanyahu bën bilancet e luftës: Nuk ndalemi deri në fitore

Izraeli pretendon se që prej tetorit, kur Hamasi nisi ofensivën në Gaza, forcat ushtarake kanë shkatërruar 2/3 e forcës së kundërshtarëve.

Bilancet e luftës i bëri kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili premtoi se lufta nuk do të ndalet deri në fitore.

“Ka dy pjesë në operacionin ushtarak: E para është shpërbërja e batalioneve të Hamasit. Deri më tani 16 ose 17 nga 24 janë shkatërruar. Do të duhen edhe shumë muaj deri në fitore, por ne jemi të vendosur ta arrijmë atë”, tha kryeministri izraelit në një konferencë për shtyp.

Luftimet mes Izraelit e Hamasit po vazhdojnë prej më shumë se 100 ditësh. Ato nisën pasi grupi Hamas, sulmoi Izraelin në 7 tetor.

Ushtria izraelite vazhdon të kryejë një prej ofensivave ushtarake më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese në historinë e kohëve të fundit, me qëllimin për të shkatërruar grupit militant që ka udhëhequr Gazën që prej vitit 2007 si dhe për të liruar personat që po mbahen peng. Lufta ka nxitur tensione në të gjithë rajonin dhe janë shtuar shqetësimet se mund të nxisë konflikte të tjera.

Rreth 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe sipas Kombeve të Bashkuara një e katërta e popullatës po vuan nga uria.