zoom

Bota

Nesër telefonata Trump-Putin/ Shtëpia e Bardhë: S’kemi qenë kurrë më pranë paqes

Të martën mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump do të zhvillohet një telefonatë për të biseduar për arritjen e marrëveshjes për armëpushim me Ukrainën.

Në prag të kësaj telefonate, Shtëpia e Bardhën konfirmoi se marrëveshja mes dy vendeve në luftë është shumë pranë.

“Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump është i vendosur në qëllimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Më herët, Trump deklaroi se gjatë telefonatës do të flasë me Trump për territoret e termocentralet.

“Jemi që tani në bisedime për këtë çështje, për ndarjen e aseteve të caktuara. Ne do të shohim nëse kemi diçka për të shpallur ndoshta të martën. Unë do të flas me presidentin Putin të marten. Shumë punë është bërë gjatë fundjavës. Duam të shohim nëse mund t’i japim fund asaj lufte”, tha Donald Trump.

Më herët, presidenti Donald Trump e paralajmëroi Rusinë se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan.

Ukraina pranoi propozimin amerikan më 11 mars në takimin në Arabinë Saudite.

Sipas kësaj marrëveshjeje, mes Rusisë dhe Ukrainës do të ketë një armëpushim 30-ditor. Tani topi është në anën e Rusisë, por ende nuk ka një afat kohor sesa ditë do të pritet pala ruse për përgjigje.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtuan se në këmbim, do të heqin menjëherë pauzën për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

Postime të lidhura