Aplikacion
Moti parashikohet me vranësira e kthjellime nga orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën e parë të ditës, kryesisht në jug dhe pas një ndërprerje të përkohshme, për tu riaktivizuar nga orët e mbrëmjes, kryesisht përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në veriperëndim me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Në lartësitë mbi 1000-1200metra reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 5 m/sek, shoqëruar me valëzimi në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: në bregdet: 6/16°C në vendet e ulëta: 2/16°C në vendet malore: -3/3°C