Aplikacion
Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit, ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12 m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 10°C
në zonat e ulëta 3 deri 20°C
në zonat bregdetare 8 deri 20°C