zoom

Aktualitet

Nesër ndryshon ora, flemë më pak apo më shumë?

Nga nesër (e diel), do të rikthehet ora verore.

Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara, duke shënuar kështu orën 03:00.

Kjo do të thotë se në mëngjes, do të flemë një orë më pak gjumë, por pasdite, dielli do të perëndojë një orë më vonë.

Disa orë, si ato në pajisjet teknologjike, do të ndërrohen automatikisht. Por për pajisjet e vjetra, që nuk janë të lidhura me internetin, duhet t’i lëvizni manualisht.

Ora dimërore do të rikthehet fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës, 26, dhe të dielës, 27 tetor.