Aplikacion
NDESHJET – 164 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2022 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.
BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 68 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 45 fitore. 51 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
GOLAVARAZHI – 224 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 179 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, Përgjoni dhe Xhixha shënuan për bardheblutë dhe Stenio Zhunior për të kuqtë, në përballjen e 23 dhjetorit 2021, që përfundoi me fitoren e Tiranës në transfertë në shifrat 1-2 .
ISH-ët – Si rrallëherë, asnjë lojtar i Partizanit nuk ka luajtur si profesionist me Tiranën dhe anasjelltas. Ndërkohë, në stafin e bardhebluve ka dy ish-ë. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, dhe drejtori sportiv, Tefik Osmani, në karrierën e tyre si futbollistë janë aktivizuar me “demat”.
HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.
SHPAGIMI – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.