zoom

Aktualitet

Nesër i gjithë vendi përfshihet nga reshjet, zbresin temperaturat

Për ditën e martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu.

Në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, reshjet do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë.

Më pas reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar.

Termometri gjatë ditës së nesërme do të zbresë si në nivelet minimale, edhe në ato maksimale. Gjatë ditës, temperaturat do të pësojnë rënie 3-5 gradë në të gjithë vendin.