Krahas krizës së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, Shqipëria rrezikon të përballet edhe me një krizxë të thellë energjetike. Kjo pasi niveli në hidrocentralet e kaskadës së Drinit është drejt pikës kritike dhe nga nesër pritet që ato të mos prodhojnë më energji. Këtë lajm e bëri të ditur pak ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitkkës, Belinda Balluku. E ftuar në emisionin opinion ajo tha se nga 20 marsi nuk do të prodhohet më energji nga kaskada dhe se çdo kilovat energji që do konsumohet në vend do jetë nga importi.
“Më duhet tiu them se duke filluar nga 20 marsi ne nuk do të prodhojmë më energji nga kaskada se jemi në nivele teknike dhe çdo gjë do jetë import. Dhe çdo gjë që ne do ti ofrojmë klientit do jetë ajo që shikoni në çmimet e bursës”, tha Balluku.