zoom

Bota

“Nesër do t’i them gjërat siç janë”/ Çfarë po paralajmëron Donald Trump?

Nesër, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron se do të thotë të vërteta.

Një ditë para fjalës së tij në Kongres, Donald Trump bëri një postim në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë.”

Trump do t’i drejtohet Kongresit të martën me një fjalim që do të shërbejë si një moment vendimtar për të përshkruar prioritetet e tij për vitin.

Më herët, Donald Trump postoi në rrjetet sociale edhe një reagim të shkurtër, sërish për marrëdhëniet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“I vetmi president që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës, Rusisë së Putinit është presidenti Donald Trump”, u shpreh ai, duke shtuar më tej provokimet pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë.

Postime të lidhura