zoom

Lajme

Nervozohet Gjesti/ Hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti ka pasur disa momente jo edhe aq të mira pas përfundimit të spektaklit të së martës.

Ai u përfshi në një debat të ashpër me Egli Takon, pasi në Prime u diskutua çështja e nishanit, gjë që nuk i pëlqeu Gjestit.

Konkurrenti i tha se nuk duhej të ekzagjeronte e të fliste edhe me Danjën për këtë. Pas kësaj, ata eskaluan në ofendime e duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante.

E në një tjetër bisedë me Rozana Radin, këngëtari nervozohet aq shumë saqë e gjuajti edhe mikrofonin.

Ai bërtiti e tha: “S’kam ndjenja, s’kam ndjenja për Eglin”.

Duket se ka akoma paqartësi në lidhje me raportin që dyshja kanë krijuar, edhe pse Gjesti e quajti ‘të dashur’.

Postime të lidhura