Aplikacion
Ajo tregoi se Veliaj e ka porositur që punët në kryeqytet të vazhdojnë pa u ndërprerë dhe veçanërisht pastrimi.
“Puna jonë nuk ka mbaruar ende, Tirana është krenare të mbajë titullin e kryeqytetit mesdhetar. Ka krijuar reputacionin e saj si kryeqyteti europian i rinisë dhe sportit. Puna jonë ende nuk ka mbaruar. Nëse ai do të ishte këtu jam e bindur që secilit prej jush do t’i thoshte “forca lal”.
‘Pastrimi duhet të vijojë me kujdes dhe sqimë nga të gjithë’ thoshte Veliaj. Një merak i kryetarit ishte edhe arsimi dhe ndërtimi i shkollave të reja. Puna do të vijojë me shkolla, ushqimin për shkollat 9-vjeçare dhe ndërtimin e konvikteve të tjera në Qytet Studenti”, tha Anuela Ristani.