zoom

Aktualitet

Nëna u hodh me fëmijën nga kati i pestë, flet dëshmitari: Kishte çarje në fytyrë

Një ngjarje shokuese ndodhi pak minuta më parë në një prej lagjeve të Vlorës, ku një grua së bashku me fëmijën 2-vjeçar u hodh nga kati i pestë i pallatit, nga ku të ndjerët humbën jetën.

Një dëshmitar rrëfen çastet e hedhjes fatale nga lartësia, të dy të ndjerave:

“Ajo është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Nuk rrinte aty, ka ardhur aty thjesht për të bërë këtë. Ishte me gjithë fëmijën dhe kur janë hedhur dëgjova zhurmën. Kur dola kjo ishte e shtrirë këtu, fëmija ishte përmbys.

Ajo kishte shenja jete, kurse fëmija kishte çarje në fytyrë dhe e mori njëri këtu me makinë.

Më duket se është çupë e këtij doktorit që ka qenë mjek i Urgjencës. Mund të ishte 30 a 32 vjçe , fëmija 2-3 vjeç. Unë lajmërova se s’mund të bëja sehir, vetëm ambulanca u vonua 10 minuta, policia erdhi.

 

Postime të lidhura