zoom

Aktualitet

Nëna e 14-vjeçares: E dija lidhjen e tyre, Mikel Kovaçi pinte drogë

Lidhja e Mikel Kovaçit me një vajzë 14-vjeçare u bë mollë sherri për vrasjen e vëllait të tij, Florenc Kovaçi nga vëllai i 14-vjeçares, shtetasi Ardit Hida. Nëna e 14-vjeçares ka folur ditën e sotme gjatë një emisioni televiziv dhe ka deklaruar se vajza e saj ka qenë në jetimore më parë dhe se Mikeli ka abuzuar me të.

Ju jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë, si e more vesh ngjarjen?

Në fakt unë kam qenë në Shqipëri, kam bërë kallëzim për këtë djalin. I kam thënë edhe babait dhe i kam thënë që mos i afrohet vajzës së ajo është minorene. Ai nuk ka si të thotë që goca ime përdor hashash. Unë e dija lidhjen e tyre. Dhe goca më tha që ai e konsumon drogën. I kam thënë që hiq dorë. Goca ime paska ndenjur një natë te shtëpia e këtij. Shoqëria e ka pasur gjithmonë me gocën time. Por goca ime është minorene. Asaj i gënjehet truri shpejt

Mikeli thotë se nuk kanë kryer marrëdhënie?

Le çfarë thotë ai. Unë i kam thënë edhe babait të tij, mblidhe çunin, mos më hapni probleme.

Sa denoncime keni bërë në polici?

Kushedi sa herë ka shkuar nëna ime dhe i kanë thënë ik se nuk merremi me gocën tende. Ai gjeti një femër pa nënë dhe pa baba dhe i turrej asaj.

Ka qenë në qendra rehabilitimi vajza?

Ka qenë në jetimore dhe Mikeli i shkruante përsëri. I kam thënë që qëndroi larg vajzës.

Në korrik të këtij viti ka pasur një denoncim dhe policia nuk ka reaguar?

Jo hiç fare. Nuk e di si ka ndodhur ngjarja, sepse çuni im punonte nga mëngjesi në darkë. Nuk ka mundësi që dy vëllezër…kushedi ca i kanë bërë çunit ata që ka reaguar në atë mënyrë.

A ishte konsumues i lëndëve narkotike?

Jo fare, kurse alkool pinte. Po të pyes atje, të gjithë e njohin çfarë fëmijë është ai. Fajin e ka babai i tij dhe shteti. Unë i kam thënë që mbajeni larg çunin tuaj larg nga vajza ime, se do më hapni probleme. Do më fusni çunin në burg. Çdo vëllai nuk do të shikojë motrën keq.

Postime të lidhura