zoom

Bota

Nëna e Caroline-s: Më mori vajzën, nëse më merr dhe mbesën do jetë goditje përfundimtare

“Më mori vajzën, nëse më merr edhe mbesën do të jetë goditja përfundimtare”, këto ishin fjalët e nënës tragjike të Caroline-s, e cila humbi jetën 40 ditë më parë nga duart e bashkëshortit të saj.

Çështja me e rëndësishme e momentit është pikërisht kujdestaria e vajzës së vogël, që ka qenë deri në fund pranë nënës së saj, Caroline, që u mbyt nga duart e babait, pilotit 32-vjeçar që tani ndodhet në burg.

Ku do të jetojë tani e tutje vajza e vogël? Në shtëpinë ku hodhi hapat e parë Caroline? Apo në shtëpinë e familjes së Babit?

Lidhur me këtë çështje kaq të rëndësishme që duket se do ta zgjidhë gjykata, ka folur edhe avokati i familjes së Caroline.

Ai u shpreh se 2 familjet kanë pasur komunikim, por deri më tani nuk është arritur kompromisi për kujdestarinë e vajzës.

“Ka pasur komunikim mes familjeve. Nëse do të arrihet një marrëveshje mes 2 familjeve do t’ia paraqesim gjykatës, nëse do atëherë edhe ne do të depozitojmë kërkesën për kujdestarinë e fëmijës”, u shpreh ai.

Avokati i ka kthyer përgjigje edhe zërave që thonë se vajza do të përfundojë në jetimore.

“Lidhur me lajmin për jetimoren, një gjë e tillë nuk është e vërtet”, tha ai.

Ai shtoi se në këto momente po studiohen ambientet në të cilat jetojnë 2 familjet për të vendosur se cili është ai më i përshtatshëm për të jetuar vajza e Caroline.

Gjithçka ndodhi afërsisht 40 ditë më parë, në një lagje periferike të kryeqytetit grek, në një familje që dukej “perfektë”.

Çdo gjë dukej ashtu…”perfektë”, vetëm se krimi perfekt nuk ekziston!

Charalambos me duart e tij, pasi hoqi kartën e memories nga kamerat e sigurisë, mbyti Carolinen në gjumë, bashkëshorten e tij dhe më pas për të mbuluar krimin krijoi një skenar ku mori roli kryesor, atë të burrit tragjik që “grabitësit e pamëshirshëm” i vranë gruan në sytë e fëmijët.

Por në fakt ai e vrau Carolinen dhe vajzën e përdori si aksesor të krimit të tij për ta bërë historinë sa më të dhimbshme.

Për 47 ditë e njëjta histori, herë duke shtuar elementë të rinj dhe herë duke hequr.

Derisa gjithçka u zbulua.