Aplikacion
Në News24 ajo tha se bashkëshorti i saj jo vetëm të dënohet për këtë që ka bërë por të digjet mes njerëzve.
Gjendja e vajzës, si është?
Gjendja është shumë keq se asnjë shpresë s’më kanë dhënë mjekët për të, ajo flet lëviz ka nisur pak të ushqehet, për të folur me të nuk flitet, shumë pak kam arritur dhe unë të flas. Gjendja psikologjike është shumë e rëndë, bëhet shumë agresive.
E ke justifikuar sjelljen e bashkëshortit?
Jo, nuk e mbroj. Jo vetëm të dënohet por të digjet mes njerëzve që ta kuptojnë të gjithë burrat që kanë fëmijë, të gjithë baballarët, se cfarë ka bërë ai e mos veprohet më me fëmijët e tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në Kamëz, ku vajza e mitur u dërgua rëndë në spital dhe babai i saj 27-vjecar R.K u arrestua nga Policia.