Aplikacion
Kongresi është i menduar në tre sesione: Mirëqeverisja, Lufta Kundër Korrupsionit dhe Zgjedhjet për Asamblenë.
Në pjesën e parë do të flasin ministrat për punën e tyre, me fjalime që pritet të jenë të mbushur me arritje
Në pjesën e dytë, ministrja e shtetit Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion, do të flasin për luftën antikorrupsion
Në pjesën e tretë për punët në parti do të flasin Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, Ministrja për Parlamentin Spiropali dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.
Socialistët do të prezantojnë edhe platformën “Deputeti që Duam”, përmes së cilës synohet të merret mendimi i anëtarësisë për kandidatët për deputetë.
Delegatët do të votojnë edhe për 156 anëtarë të Asamblesë, nga 350 që ka ky forum, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht në bazë të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror atë lokal.
Kryeministri Edi Rama do të flasë në fund. Turizmi, antikorrupsioni dhe mirëqeverisja do të jenë në thelb të fjalës së tij, si tre çështje ku qeveria e tij po pëson dështimin më të madh.
Kongresi i zhvillon punimet nën hijen e paralajmërimit të ish -zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se të hënën do të denoncojë afera të mëdha korruptive.
Siç ka deklaruar ai në një promo në Syri Tv, denoncimet kanë të bëjnë me aferën e Eco Parkut në Durrës, ku dyshohet të jenë përfshirë të afërm të kryeministrit, me tunelin e Llogarasë dhe afera të tjera.
Ahmetaj, që është në kërkim nga SPAK, por ka fituar azil në Zvicër thotë gjithashtu në promo se është kërcënuar me jetë dhe se do t’i fusin në burg ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten nëse do të flasë. /Zoom.al
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh