Aplikacion
Bëhet fjalë për Sabri Jacajn, shef në Drejtorinë e Standardeve brenda Policisë së Përgjithshme.
Ka qënë Prokuroria e Beratit ajo që ka zbuluar skemën, ku i përfshirë për favorizimin e një biznesi për evazion fiskal del edhe emri i zyrtarit të lartë të policisë Sabri Jacaj.
Deri tani nuk është faktuar se Jacaj ka përfituar para, por ka shkelur ligjin duke favorizuar përmes detyrës së tij një biznes privat që kishte njohje, për fshehje të të ardhurave dhe për evazion fiskal.
Nëse shkelja e tij konfirmohet gjatë hetimeve, Jacaj rrezikon përjashtimin nga radhët e policisë.