zoom

Aktualitet

Nën hetim nga SPAK, Veliaj përballë Ramës: Jam viktima e parë e virozës për këtë vit!

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK për 4 akuza përfshirë korrupsion e mosdeklarim të ardhurash, ka dalë për herë të parë në publik që pas mbrëmjes së Vitit të Ri.

Kreu i Bashkisë Tiranë është shfaqur në një konferencë me kryeministrin Edi Rama për prezantimin e asaj që e quajtën ‘programi për zhvillimin e pronave publike’.

Në mbyllje të fjalës së tij, Veliaj u shpreh se nuk do të largohej por do të qëndronte për pjesën e pyetjes së gazetarëve. Por, kryebashkiaku shtoi se do të mbante një distancë higjienike, pasi ishte “viktima e parë e virozave këtë fillim viti”.

“Unë do jem këtu për pyetje përgjigje, do mbaj një distancë higjienike jam viktima e parë e virozave këtë fillim viti”, u shpreh Veliaj, teksa Rama qëndronte i ulur përballë tij.

Postime të lidhura