zoom

Politikë

Në Stamboll për vaksinat! Rama: O ia dalim, o ia dalim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ndodhet në Stamboll për vaksinat. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se do t’ia dalin për më shumë vaksina.

“Në Stamboll për shumë vaksina! O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!”, shkruan Rama.

Rama pritet të finalizojë kontratën për vaksinat kineze, sipas marrëveshjes së arritur pak ditë më parë mes qeverisë shqiptare dhe një distributori turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Lëvizja e kreut të qeverisë vjen pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi Aktin Normativ, që u hap dritën e gjelbër vaksinave ruse dhe kineze. Në 22 mars në vendin tonë mbërritën 10 mijë doza të vaksinës Sputnik V, që ishin dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Po ashtu vizita e Ramës në Turqi vjen para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Shqipëri. Partia Socialiste do të hapë sot zyrtarisht fushatën, ku mitingu i parë do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin “Skënderbej”.