zoom

Të gjitha

Në serinë e ardhshme të librit komik, Superman-i do të jetë biseksual!

Superman-i së shpejti do të vijë ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shohim.

DC Comics ka njoftuar se serinë e ardhshme të librit komik që do të dalë në 9 nëntor, Superman-i do të jetë bisexual dhe do të nisë një lidhje romantike me mikun e tij më të mirë mashkull.

Në një intervistë për “Times”, shkrimtari i serive Tom Taylor u shpreh se ideja e zëvendësimit të Clark Kent me një tjetër shpëtimtar të bardhë ndjehej si një mundësi e humbur.

Një Superman i ri “duhej të kishte luftime të reja, probleme të botës reale, të cilat ai mund t’i përballonte si një nga njerëzit më të fuqishëm në botë“, tha ai.

Shkrimtari i serive u shpreh se Jay nuk do të luajë të njëjtin “rol vajzë”, por do të shfaqet si një ndihmës për Superman-in.
“Jay ka luftën e tij”, u shpreh Taylor.

Ndërkohë, në pmajet e bëra publike nga numri që do të vijë së shpejti shihet Jon dhe Jay teksa puthen dhe përqafohen.

Sjellim në vëmendje se ky lajm me marrëdhënien LGBTQ+ për Superman-in ka ardhur pasi dy muaj më parë DC Comics bëri të ditur se njëri nga personazhet e tij legjendar, ndihmësi i Batman Robin do të shfaqet gjithashtu si biseksual dhe të niste lidhje me një burrë.