zoom

Aktualitet

Në pranga zyrtarë dhe administratorë/ Ky është tenderi 7 mln lekë në Bashkinë Durrës, për të cilin SPAK kreu arrestime

8 persona, zyrtarë dhe punonjës të kompanive private kanë rënë në pranga për abuzimin me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, i zhvilluar në maj-qershor 2020, sa i takon blerjes së një zjarrfikëseje autoshkallë.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se të përfshirë në këtë skemë janë: Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Pastriot Beqaraj, Indrit Matmuja, Gjergj Markola, Riza Sulaj, Lulzime Rami, Albion Bushi. Adriatik Velaj është Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës, Patriot Beqaraj-ish drejtor i burimeve njerëzore në bashkinë Durrës, kurse Albion Bushi administratori i R&R GROUP.

Zyrtarët e Bashkisë Durrës, Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Patriot Beqaraj dhe Artan Taho akuzohen për shpërdorim detyre cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës.

Kurse anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu Albion Bushi, E.R., Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve” duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jashtë funksionit.

 

Postime të lidhura