zoom

Aktualitet

Në pranga për vrasjen në Shkodër/ Kush është Xhulio Malo? Pjesë e bandës që ekzekutoi policin

Xhulio Malo, i arrestuar këtë të premte për vrasjen e Elis Rroshkodolit, është emër i njohur për policinë.

Emri i tij lidhet edhe me vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat, në vitin 2015.

Një vit pasi policia kishte marrë nën kontroll fshatin në operacionin antikanabis, vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko, së bashku me 6 persona të tjerë, i bënë pritë efektivit dhe e qëlluan me breshëri plumbash.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe Xhulio Malo, që u identifikua dhe kap dy ditë pas ngjarjes.

Pas prangosjes, ai rrëfeu planin e krimit për hetuesit, duke shpjeguar se autorët ishin vëllezërit Aliko dhe se përgatiteshin për të prej 6 muajsh. Malo, në atë kohë vetëm 17 vjeç, u akuzua si personi që siguroi armatimet e grupit. Ai e refuzoi akuzën, por gjithashtu u dyshua se ishte personi që tërhoqi në kurth grupin e specialeve të RENEA-s, pas të shtënave me armë dhe ndjekjes me makinë.

Postime të lidhura