Aplikacion
Nga hulumtimi i bërë në rrjet vihej re se:
1.Në një foto të publikuar në Instagram, Jasmina shihet teksa pozon para një makine tip “Audi”, e cila duket e njëjtë me atë të djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.
2. Jasmina dhe Eriku ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
3. Muaj më parë, kur Jasmina kishte vëmendjen maksimale u shfaq në Instagram-in e Erik Fullanit në një video Live ku dhe dërgoi një puthje publikisht, por më pas u shpreh se kjo ishte e gjitha një shaka.
4.Të dy shiheshin me të njëjtat rroba veshur, të cilat nuk ja kemi parë askujt tjetër.
Nisur nga këto, të gjithë po aludonin se dyshja mund të kishte nisur një marrëdhënie dashurie.
Por duket se e vërteta është krejtësisht ndryshe. Së fundmi Eriku ka thyer heshtjen.
Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ai ka zgjedhur që të flasë në mënyrën e tij për këtë çështje.
Një ndjekës/e i ka shkruar: “Na e thuaj një herë e mirë je i lidhur apo jo?”.
Kësaj pyetjeje ai i është përgjigjur me fjalët:
“Jo, nuk jam (i lidhur). Jam beqar, single po meqë e keni kaq merak kur të lidhem do t’ua them. Burrash”.