zoom

Aktualitet

Në New York duke marrë ndihma/ Reagon për herë të parë Parashqevi Simaku

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku reagoi për herë të parë pas videos që qarkulloi në rrjet, ku dukej ajo duke marrë ndihma humanitare në New York.

Shumë shqiptarë u trishtuan për gjendjen e saj dhe kërkuan një kontakt për ta ndihmuar.

Pas kësaj videoje, një qytetare shqiptare bisedoi me Simakun. Kjo e fundit gjatë bisedës i thotë se ka shumë vite që nuk flet shqip.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite.

Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

Postime të lidhura