Aplikacion
Mitsotakis deklaroi se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. “Dhe kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithë neve, ne po i ndjekim me shqetësim ngjarjet e muajve të fundit”, theksoi Mitsotakis.
Ndër të tjera, kryeministri i Greqisë nënvizoi mbështetjen e Athinës zyrtare për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Këtë portë pas meje dhe kryeministrit Mitsotakis e ka blerë babai për Vukanin e vogël (djalin gjashtëvjeçar të kryeministrit të Serbisë). Unë dhe Kyriakos sapo bëmë një foto me topin.
Jam i lumtur që mund të pres një mik të madh të Serbisë, jam krenar për marrëdhëniet tona personale, besoj se sonte dhe nesër do të arrijmë rezultate të mëdha në përmirësimin e bashkëpunimit midis popujve vëllezër, serb dhe grek”, ka shkruar Vuçiç në postimin e tij nga ana tjetër./ZOOM.AL