zoom

Aktualitet

Në luftë me flakët/ Kodrat e Radhimës pushtohen nga zjarri (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë kodrën e Radhimës në Vlorë. Vatra është konstatuar pasditen e sotme, ndërsa dy zjarrfikëse dhe banorë të zonës janë duke u përpjekur për të shuar flakët.

Nëse flakët favorizohen nga era rrezikohen edhe banesa.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga “Panorama.al” janë djegur sipërfaqe me bimësi.

Rreziku nga rënia e zjarreve është rritur ditët e fundit për shkak edhe të temperaturave të larta.

Ndërkohë për të tretën ditë me rradhë gadishulli i Karaburunit është përfshirë nga flakët.

Era e fortë ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi duke rindezur dhe vatra të cilat ishin shuar gjatë mëngjesit.