zoom

Stil

“Në kuadër të dashurisë”/ Detajet nga filmi që bëri çift Luizin dhe Oltën

Filmi që bëri bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin (të konfirmuar) do të quhet “Në kuadër të dashurisë”.

Nga dy kundërshtarë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luizin dhe Oltën këtë herë do t’i shohim në një romancë romantike, në kuadër të filmit, kuptohet.

Ata janë çift i martuar prej vitesh, por kohët e fundit kanë nisur mosmarrëveshjet dhe po bëjnë gati letrat e ndarjes. Por një telefonatë e papritur nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.

Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lërë Tiranën, e të nisen në Korçë. Ky udhëtim do t’i bëjë ata të mendojnë edhe një herë gjithçka.