zoom

Aktualitet

Në krye të AKU-së/ Kush është Olsi Komici, ish-komisioneri i akuzuar për falsifikim e korrupsion

Olsi Komici, që nga sot mban detyrën e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dikur ishte anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai u zgjodh komisioner kur u krijuan organet e reja të drejtësisë dhe ishte pjesë e trupës që gjykonte dhe vendoste për prokurorët dhe gjyqtarët në vendin tonë.

Por, për punën e tij si komisioner ka pasur edhe hije dyshimi e akuza.

Në vitin 2021, Olsi Komici u padit për falsifikim dokumentesh. Padia u dorëzua nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, që ngriti pretendimin se Olsi Komici nuk ka deklaruar një procedim që kishte pasur më herët për shpërdorim detyre.

Po ashtu, në vitin 2022, gjatë seancës kur KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Vlorë, Bevis Shehaj, Olsi Komici u akuzua për korrupsion.

Akuza ndaj tij u bë nga nëna e gjyqtarit të shkarkuar, që u fut në sallë dhe drejtoi gishtin tek Olsi Komici.

Postime të lidhura