zoom

Bota

Në këtë vit, Supernova do të jetë sërish e dukshme

Supernova “Requiem” ishte e dukshme për sytë e Teleskopit Hubble në 2016, por pas disa vitesh u zhduk në mënyrë misterioze. Falë përpunimit të avancuar të kompjuterit, astronomët parashikojnë që shpërthimi kozmik do të jetë përsëri i dukshëm në rreth 2037, falë një efekti gravitacional.

Supernova “Requiem” vlerësohet të jetë rreth 10 miliardë vite dritë larg Tokës, dhe në mënyrë të pabesueshme drita e saj ka arritur në instrumentet e vëzhguara të teleskopëve tanë. Në veçanti, Hubble ishte në gjendje të zbulonte shkëlqimin e tij duke përdorur një nga efektet më spektakolare në univers: lenten gravitacionale.

Një ose më shumë objekte galaktike hipermasive janë mes nesh dhe supernovës, por në vend që të pengojë shikimin tonë, na ndihmon të shohim më mirë, duke lakuar hapësirën në atë masë sa të lejojë shikimin tonë të shohë përtej pengesave.

Grupi galaktik që krijon këtë efekt spektakolar është 4 miliardë vite dritë larg Tokës, dhe njihet si MACS J0138.0-2155.

Studiuesit zbuluan se supernova, e cila ishte e dukshme gjatë vitit 2016, ishte fshehur për shkak të një ndërhyrjeje të mundshme të materialit ndërgalaktik, ose një rënie ciklike te shkëlqimit.

Sipas të dhënave të marra nga studimi i botuar në Nature, supernova do të bëhet përsëri e dukshme (padyshim jo me sy të lirë) gjatë vitit 2037, dhe pastaj përsëri në 2042, por kjo e fundit mund të jetë shumë e dobët edhe për instrumentet aktuale.