zoom

Të gjitha

“Në këtë pikë jam e mpirë”/ Dafina Zeqiri tregon gjendjen e saj pas xhirimeve dhe koncerteve

Sezoni i verës është periudha më e ngarkuar për të gjithë artistët. Koncertet e shumta, projektet e reja, janë vetëm disa nga angazhimet e tyre .

E njëjta gjë ka ndodhur me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri e cila siç duket është mëse e lodhur nga impenjimet e fundit.

Ajo është këngëtarja më e kërkuar në tregun e muzikës ndaj ajo është mjaft e ngarkuar.

Në postimin e saj të fundit ajo e ka shprehur këtë lodhje dhe këtë angazhim edhe me fansat e saj në Instagram duke cituar se vetëm gjashtë orë gjumë ka bërë gjatë dy ditëve që kanë zgjatur xhirimet e këngës së rë që pritete të dale së shpejti.

“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si i mbaj sytë të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar ajo në InstStory.
Dafina e po shijon suksesin e projektit “Malli” ndërsa tashmë është drejt finalizmit të këngës “Dhimbje” që pritet të lancohet së shpejti./Zoom.al/