zoom

Aktualitet

Në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Gjirokastër i cili ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papës.

Aksioni për arrestimin e tij është bërë nga Policia e Gjirokastrës dhe forcat RENEA.

45-vjeçari Edvin alias Andrew Bode rezulton si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjithashtu në pranga janë vënë Julian Kalemi, pasi kishte strehuar Boden që ishte në kërkim dhe po ashtu është arrestuar Andrea alias Adriatik Kalemi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Vrasja e biznesmenit

Edmond Papa u vra në ambientet e një lokali në dhjetor të vitit 2022. Papa ishte pronar i një hoteli në Sarandë, por njihej edhe si biznesmen ndërtimesh në qytetin bregdetar ku jetonte prej shumë vitesh me familjen.

Papa u qellua me arme zjarri. Fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua në Spitalin e Traumës, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Dyshohet se 49-vjeçari ishte ndjekur nga autorët që kishin survejuar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që është ulur në lokal është qëlluar me 9 plumba, ku më pas humbi jetën në spital.

Në lidhje me ngjarjen, më herët është arrestuar dhe një tjetër autor, Albano Velo, kunati i Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit të vrarë në një atentat me tritol në qershor të vitit 2022, në aksin Sauk-TEG./ Zoom.al