Aplikacion
I arrestuari është identifikuar si Korab Halilaj.
“Kandidatja” e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik, Misiraj-Baçit: Gënjeshtra del më shpejt se boja e flokëve
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin Korab Halilaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.