zoom

Aktualitet

Në janar Thumanë-Kashar bëhet me pagesë, ja sa do të jetë tarifa

Prej datës 4 janar 2025, në autostradën Thumanë-Kashar nis aplikimi i tarifës së kalimit.

Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njofton nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalim pa pagesë.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Autostrada u hap për qarkullim më 30 qershor të këtij viti. Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Rruga e re është ndërtuar përmes një koncensioni me afat 35 vite. Burimet financiare për ndërtimin e rrugës janë siguruar nga koncesioni dhe në kthim do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.

ABC LIVE

Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sa shkon vlera e segmentit dhe tarifa për makinat

schedule
17:40 – 6 Qershor, 2022

Këtë vit është planifikuar nisja e punimeve për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar, e cila pritet të përfundojë ne vitin 2024.

Tenderin për ndërtimin e këtij segmenti i ka fituar kompania Gener 2, e cila përveç ndërtimi të rrugës edhe do ta mirëmbajë atë përgjatë 35 viteve të ardhshme.

Kostoja për ndërtimin e kësaj rruge do të përballohet e gjitha nga kompania Gener 2, e cila më pas do të vjelë të ardhurat përmes tarifave të kalimit, që o u merren automjeteve.

Vlera totale e ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar është 245 milionë euro, ndërkohë që pritet që kompania gjatë 35 viteve që do të mirëmbajë, por dhe do të marrë taksat e makinave që do të kalojnë aty, të shkojë në vlerën 307 milionë euro.

Postime të lidhura