Aplikacion
Deklaratën e saj Yuri Kim e bëri sot në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa nuk theksoi nëse mandati i saj në Shqipëri do të zgjatej.
Ajo shtoi se gjatë kësaj kohe në Shqipëri ka mësuar shumë gjëra, dhe se në Shqipëri ka një sfidë të madhe përpara.
““Kam 3 vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kam mësuar që ka një sfidë të madhe këtu, që nuk ndodh se Shqipëria është unike e keqe apo e korruptuar, jo. Kam mësuar se këtu ka histori dhe duhet respekt për historinë e këtij vendi për provojnë dhe sfidat që ky vend përballë.” tha Yuri Kim.” tha Yuri Kim.
Yuri Kim, ka shtuar mes të tjerash se sot nuk është koha për t’u ndalur, por për të mbledhur forcat që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë