zoom

Lajme

Në grup me Shqipërinë/ Italisë i shtohen telashet, dëmtohet edhe Barrella. Por Spalleti thotë se…

Dëmtime dhe rezultat dhe lojë zhgënjyese në miqësoren me Turqinë për rivalin e grupit të Shqipërisë në Evropianin e Gjermanisë, që nis më 14 qershor.

Italia nuk bind, të paktën jo për momentin, ndërsa situata nuk duket dhe aq premtuese pak përpara startit të Evropianit, me trajnerin Spalletti që duhet të bëjë llogaritë jo vetëm me formën e ekipit, idetë taktike, por dhe me dëmtimet e shumta që po kthehen në makth.

Së fundmi, në dyshim është edhe Nicolo Barella-n, të paktën për sfidën e parë, atë kundër Shqipërisë. Spalletti është besim plotë se Barella do të rikuperohet në kohë, duke përjashtuar mundësinë që të lë jashtë “Euro2024” mesfushorin e Inter:

“Unë i besoj mjekëve, më thanë se Barella do të rikuperohet për në Evropian, jam besimplotë se do të jetë kundër Shqipërisë. Sigurisht më pas, do të vlerësojmë se si do të zhvillohen gjërat. Listën finale do ta dorëzojmë më datë 7 qershor, nuk duhet të nxitojmë. Unë e kam vendosur se kë do të marrë, por janë edhe 2-3 situata që duhen sistemuar, si në rastin e Meret”, u shpreh Spalletti.

Italia zhvilloi një ndeshje kontrolli kundër ekipit U-20, “azzurrët” e mëdhenj që fituam me rezultatin 3-1. Scamacca, Raspadori dhe El Shaarawy ishin autorët e golave. /ZOOM.AL/