zoom

Aktualitet

Në gjykatë 6 të arrestuarit për “shtëpinë e barit”/ Sulaj: Vuaj nga zemra

Kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë 6 personat që u arrestuan gjatë operacionit “Drug House”, që i kishin kthyer dy katetet e një banese ishin kthyer në shtëpi bari, ku kultivohej kanabis përmes llambave.

Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Ylli Sulaj, Luan Sulaj, Shqipe Sulaj dhe Xhevrie Sulaj. Ndërkaq për dy punonjësit e OSHEE-së Lutfi Basha dhe Rifat Kuci, që akuzohen për “shpërdorim detyre” kërkohet “detyrim paraqitje”.

Zoom.al mëson se avokati ka deklaruar se “Shqipja dhe Xhevria banojnë në atë banesë, por s’kanë pasur dijeni për lëndën narkotike”.

Sulaj kërkon masë më të lehtë sigurie pasi thotë se vuan nga zemra dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje, ku do të bëjë koronare.