Aplikacion
Bardheblutë kanë shije të mirë nga koha kur arritën të kualifikoheshin më tej pasi mundën Dinamo Tbilisin në kohën e Egbo.
Një prej mediave gjeorgjiane, Sportall, ka ngritur një pyetje nëse futbolli gjeorgjian apo ai shqiptar është më mirë.
Më pas në artikull është bërë krahasimi ku mes të tjerash thuhet: “Gjeorgjia ka Shqipërinë si një nga Kombëtaret me të cilat ka bilancin më pozitiv të mundshëm, mes nesh janë zhvilluar shumë ndeshje interesante.
Sa i përket rivalitetit mes klubeve, këtu situata ndryshon.
Edhe ne i kemi mposhtur, por shqiptarët kanë marrë fitore më të rëndësishme.
Dinamo e Batumit do të takohet me Tiranën dhe shpresojmë që të paktën njëherë t’i mundim.
Dinamo e Tblisit në vitin 2003 e mundi Tiranën 3-0 në ndeshjen e parë.
Kur të gjithë mendonim se do të kalonim më tej, ndeshja e dytë kaloi me penallti dhe shqiptarët ishin të pamposhtur.
Të gjithë prisnim hakmarrjen në 2020, por edhe atëherë Tirana fitoi 2-0 në kohën e pandemisë.
Shqiptarët nuk mund të mburren me lojtarë të shtrenjtë, Flammarion është lojtari më i shtrenjtë në radhët e të dy ekipeve, kushton një milion euro”, shkruhet mes të tjerash në artikull. /zoom.al/