zoom

Lajme

Në fshehtësi të plotë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë në fshehtësi të plotë.

Artistja, e cila mbajti sekret shtatzëninë, ka zbuluar lajmin e bukur në një postim në rrjetet sociale.

Këngëtarja është bërë nënë e një djali, të quajtur Brel, i cili erdhi në jetë ditën e sotme.

Olta Boka publikoi foto nga materniteti me vogëlushin, partnerin dhe vajzën e tyre.

“BREL Rrokaj 20/04/2024. Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptime te tjera dimensioneve! Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”, shkroi Olta Boka.