zoom

Bota

Në drejtimin e Kamala Harris, Kongresi certifikon në paqe fitoren e Trump

Kongresi certifikoi sot zyrtarisht fitoren e presidentit të zgjedhur Trump në zgjedhjet e vitit 2024, duke e çuar atë një hap më pranë marrjes së Zyrës Ovale në fund të këtij muaji.

Ky ishte hapi i fundit përpara inaugurimit të Trump më 20 janar.

Procesi i rregullt është një kontrast i fortë me skenën në dhomën e Dhomës së Përfaqësuesve katër vjet më parë, kur rebelët që protestonin kundër rezultateve të zgjedhjeve të 2020 ndaluan procedurat dhe detyruan ligjvënësit të fshiheshin për disa orë.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris kryesoi certifikimin e fitores së Trump, pasi humbi ndaj tij në zgjedhjet e nëntorit që panë republikanët të ‘rrëzoheshin’ në Presidencë dhe të dy dhomat e Kongresit.

Harris regjistroi një video-mesazh që u publikua përpara certifikimit, duke u thënë shikuesve: “Transferimi paqësor i pushtetit është një nga parimet më themelore të demokracisë amerikane. Ashtu si çdo parim tjetër, është ajo që e dallon sistemin tonë të qeverisjes nga monarkia apo tirania”.

Procesi i certifikimit si një formalitet i zakonshëm, kaloi mes trazirash katër vjet më parë kur mbështetësit e Presidentit Donald Trump, sulmuan dhunshëm Kapitolin.

Ata protestuan dhe bënë përpjekje për të ndaluar transferimin e pushtetit te demokrati Joe Biden, i cili kishte fituar zgjedhjet ndërsa nga përplasjet mbetën të vdekur disa persona.

Postime të lidhura