zoom

Aktualitet

Në 1 tetor, “sy e vesh” nga Amerika

Dy kandidatët për zëvendës president të SHBA, demokrati Tim Waltz dhe republikani JD Vance kanë rënë dakord të përballen në një debat public në datën 1 tetor, më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve.

Debati do të zhvillohet në CBS News, ndërsa kjo do të jetë hera e parë për të dy kandidatët në një përballje të tillë.

Siç ka bërë me dije, senatori i Ohios, JD Vance, diskutimi do të zhvillohet në prani të publikut.

Debatet e kandidatëve për president apo zëvendësve të tyre janë një zhvillim tejet i rëndësishëm i fushatës për zgjedhjet në Amerikë për shkak të ndikimit në opinionin publik.

Ishte pikërisht debate i parë, mes Donald Trump dhe Joe Biden që e bëri këtë të fundit të tërhiqet nga gara, një lëvizje kjo e rrallë në historinë amerikane.

Biden hoqi dorë, duke i lënë vendin zëvendëses së tij, Kamala Harris e cila i është future “luftës” për tu future në Shtëpinë e Bardhë.