zoom

Aktualitet

Ndryshimi i orës, të dielën do t’i çojmë akrepat një orë përpara

Të dielën e 31 marsit  do të kthehet ora verore dhe do të duhet të zgjohemi 1 orë më herët.

Akrepat e orës zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00 e mëngjesit, në 04:00 të mëngjesit.

Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.

Ora verore zgjat 7 muaj, ndërsa ajo dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.

Referenca e parë e njohur për përdorimin e orës së diellit ishte nga Benjamin Franklin në një letër të botuar në një gazetë franceze. Në këtë letër nuk përmendet ndryshimi i orës, por sugjerimi që njerëzit të zgjohen një orë më parë.

Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë ndryshimin e detyrueshëm të orës në vitin 2021, duke i dhënë çdo shteti anëtar mundësinë të zgjedhë në mënyrë të pavarur nëse do të mbajë orën verore apo dimërore.