zoom

Politikë

Ndryshime qeverie në horizont? Rama mbledh ministrat për takim informal në Lezhë

Ditën e nesërme qeveria do të zhvillojë një mbledhje informale dy ditore në Lezhë, teksa duket se mund të ketë edhe ndryshime kabineti në horizont.

Mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe se në të do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2024 dhe do të adresohen sfidat për 2024, vit ky i rëndësishëm pasi paraprin një vit elektoral siç është 2025.

Burimet konfirmuan se ditën e nesërme qeveria do të tërhiqet për një mbledhje informale në Lezhe, ku do të analizohet puna e çdo ministrie lidhur me angazhimet e vitit të kaluar.

Do të kalohet në filtër puna e ministrave dhe do ndahen detyrat.

Në mbledhje do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, por nuk ka informacione zyrtare nëse do të merret vendim për ndryshime të reja në Qeveri.

Takimi i fundit informal në Tepelenë nuk shkoi edhe aq mirë verën e kaluar, teksa u pasuan me ndryshime të kabinetit, me 4 ministra të rinj. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura