zoom

Politikë

Ndryshime në qeverinë “Rama III” ?

Mëngjesin e kësaj të hëne është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit u zhvillua mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Pjesë e këtij takimi ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Mbledhja e grupit është e përjavshme. Sidoqoftë, prezenca e Ramës mund të nënkuptojë ndryshimet në qeveri. Megjithatë deri më tani ndryshimet në qeveri mbeten vetëm sinjale.

Thuhet se këto ndryshime Rama pritet t’i bëjë publike më 9 prill, ku do të mblidhet edhe Kongresi i Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje priten edhe ndryshime statutore./zoom.al