Aplikacion
Deputeti i Partisë Demokraike, Asllan Dogjani u pozicionua kundër këtyre ndryshimeve, duke e cilësuar si një diskriminim që u bëhet shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit.
Zv. ministrja e shëndetësisë deklaroi gjatë punimeve të komisionit se prioritet kanë fëmijët që lindin dhe jetojnë në Shqipëri, me qëllim që të rritet lindshmëria në vend.
Deri më tani, bonusi është përfituar për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit.
Qeveria i mbështetur familjet nëpërmjet dhënies së çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.