zoom

Lajme

Ndryshime në kabinetin qeveritar, cili është emri që largohet

Këshilli i Ministrave bëri ndryshime këtë të enjte në kabinetin qeveritar.

Gjatë mbledhjes së qeverisë u firmos vendimi për largimin nga detyra të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Dorian Tola.

Ai u emërua në këtë pozicion vetëm 6 muaj më parë. Një muaj pas emërimit të tij, në krye të Ministrisë së Mbrojtjes u vendos Pirro Vengu.

VENDIMI PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë