Aplikacion
Tashmë fashikujt hetimorë të Prokurorisë së Milanos tregojnë rritje e ndikimit të ‘Ndrangheta’ qartë jo vetëm te Interi, por edhe te Milani, që pas pas vrasjes së Antonio Bellocco, nipi i Umbertos që njihet si kreu i bandës “Rosarno”, kryer nga kapotifozi zikaltër Andrea Beretta.
La Gazzetta dello Sport raporton se ka qenë pikërisht pesha e klaneve kalabreze në Curva Sud që siguroi një bashkëjetesë paqësore dhe ekonomikisht të frytshme midis dy tifozerive virale në Milano.
Aq shumë saqë Luca Lucci, udhëheqës i padiskutueshëm i ultrasve të Milanit dëgjohet të flasë për klanet si “familja” e tij në një përgjim. Ndërkohë, Marco Ferdico e ka marrë atë si shembull, duke treguar ‘Curva Sud’ të Milanit si një model që duhet ndjekur.
“Modeli i Milanos” për të cilin Ferdico flet me besnikët e tij i referohej bashkimit të dy “Curva-ve” nën një akronim të vetëm, një bashkim që dukshëm e bëri biznesin me biletat, parkingjet dhe koncertet në “San Siro” më të thjeshtë dhe hierarkitë më të përcaktuara, shkruan A2.
Në të gjitha këtë histori, tifozi numër një i Milanit, Luca Lucci rezulton se kishte marrë një “rol kryesor” edhe në vendimet në lidhje me raportin që do të kishin me rivalët e ‘Curva Nord’. Ky rol e kishte shtyrë atë të vendoste veton ndaj pranisë, në veri, të Francesco Intagliata-s, gjithashtu mes të arrestuarve, me të cilin ka pasur edhe një “takim sqarues”, raporton A2.
Gjithsesi, mbetet mjaft e qartë se lidhja mes dy ‘Curva-ve’ ishte pikërisht rezultat i infiltrimit të Ndranghetës dhe se çështja nuk kishte të bënte vetëm me Interin.