Aplikacion
Brikena Prifti ra menjëherë në sy si spikerja “mjaft simpatike” e njëkohësisht shumë korrekte e lajmeve në Tv Klan.
“Me ka ndjekur gjithnje, qe kur koka s’me arrinte as tek tavolina e televizorit, endrra per te qene pjese e ketij ekrani. Sot gjendem nga ana tjeter e tij e me duket se jam serish aq e vogel sa atehere, kur nisi kjo enderr. Nga sot, cdo dite ne ekranin e Televizionit Klan”, thoshte ajo kur u mësua se tashmë do të ishte pjesë e redaksisë së lajmeve të këtij televizioni.
Tani, ka një lajmërim tjetër. “Ndonjëherë duhet të dalim nga muret e shtëpisë për t`u rritur. Faleminderit familjes Klan për krijimin e një mundësie të jashtëzakonshme profesionale, e cdokujt me të cilin bashkëpunova e më mbështeti në këto vite të mrekullueshme, që më kanë dhënë shumë në cdo aspekt! Mirënjohëse gjithë jetën”, ka shkruar së fundi gazetarja, e cila pohoi kështu lajmet që qarkullojnë prej disa kohësh për largimin saj nga ky ekran./ Revista Bordo