zoom

Bota

Ndizet drita jeshile në Lindjen e Mesme/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin në Gaza

Kabineti izraelit i sigurisë miratoi këtë të premte armëpushimin e Gazës dhe marrëveshjen e pengjeve të shpallur në Katar të mërkurën, tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë.

Mbledhja e qeverisë në Tel Aviv, ishte planifikuar për ditën e enjte, por u shty për shkak të ndasive të ministrave të koalicionit qeverisës së Netanjahut nga të cilët varët qëndrimi i tij në detyrë.

Në dy ditët e fundit, edhe pas dakordimit të propozimit bombardimet në Gaza kanë lënë dhjetëra palestinezë të vdekur.

Lirimi i qindra palestinezëve që mbahen të burgosur në Izrael është i parashikuar gjithashtu të ndodhë në fazën e parë të marrëveshjes.

Negociatat e mëtejshme për fazën e dytë dhe të tretë do të fillojnë në ditën e 16-të të zbatimit.

Postime të lidhura